Memli Krasniqi: Gjykata Supreme do ta ketë fjalën e fundit për Dragashin

PUBLIKUAR

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin PRIME në RTK ka folur për procesin zgjedhor e që ai ndihet krenar me numrin e komunave të fituar nga ky subjekt politik.

Por ai është pyetur edhe për komunën e Dragashit e cila është në një proces gjyqësor për zgjedhje e fundit për balotazh.

Krasniqi tha se nuk dua të interpretojë vendimin e PZAP-it pasi që për momentin është duke u zhvilluar një proces gjyqësor.

“Por një gjë mund të them se qytetarët e kesaj komune nepermjet vullnetit të lirë e kanë dhënë verdiktin e tyre për kryetarin aktual Shaban Shabanin.

Por megjithatë ne jemi një parti politike që gjithmonë i kemi pranuar rezultatet zgjedhore dhe nese ky institucion i pavarur bjen një vendim ne gjithsesi se do të e pranojmë ashtu”, tha ai.

Memli Krasniqi ndë r të tjerash thotë se ka një respekt të veçantë për Mërgatën Shqiptare e që të cilë t kanë shprehur vullnet të jashtëzakonshëm për të votuar në këto zgjedhje.

“Por vullneti i tyre duhet të jetë i lirë e individual e jo në mënyrë të organizuar siç e kemi cekur në ankesën tonë në PZAP”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...