Mesfushori i Galatasarayt, Felipe Melo, thotë se ai dëshiron t’i bashkohet Interit.
Sipas Hurriyet, braziliani ka pasur një takim me trajnerin e Galatas, të cilit i ka treguar se dëshiron vetëm Interin.
“Nëse shkoj te Interi, për mua do të ishte më mirë. Familja ime nuk ndihet në Turqi si në shtëpi, ata nuk duan të jetojnë më këtu. Eshtë vend i mirë, por ne kemi pasur kohë të vështira këtu”.
“Para se të gjej një klub të ri, do të sigurohem që familja ime të bindet po ashtu. Por, nëse nuk arrij që të gjej ndonjë klub, atëherë qëndroj këtu. Derisa do të jem këtu do të jap gjithçka për këtë fanellë”, besohet se i ka thënë Melo trajnerit të Galatas, Hamzaoglu.
Tash mbetet të shihet nëse Interi do të arrijë që t’i afrohet lojtarit dhe ta rrëmbejë atë. /Telegrafi/


