Melinda merr vëmendje me veshje me stil teksa fokuson linjat tërheqëse të trupit

PUBLIKUAR

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi krahas muzikës mbetet e komentuar edhe për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Krijuesja e hitit “Melodia” numëron mbi një milion ndjekës në Instagram dhe herë pas here sjell imazhe përmes të cilave merr çdo herë vëmendje.

Edhe së fundmi, reperja postoi disa fotografi në të cilat dukej në super formë dhe mjaft me stil teksa theksoi format atraktive të trupit.

Foto: Melinda/Instagram

Melinda shihet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë dhe mëngët të gjata teksa ishte i hapur tek pjesë e barkut ndërsa mbante një zinxhiri ari sipër.

Reperja i la flokët e gjata në formë natyrale lëshuar sipër ndërsa kombinoi makijazhin rozë me veshjen.

“Me më thënë të dua”, ka shkruar Melinda në mbishkrim ndërsa mori komente të shumta nga ana e fansave dhe miqve të saj.

Ndërkohë, kujtojmë që reperja edhe verën që po lëmë pas ka qenë mjaft aktive me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

Teksa, projekti i saj i fundit muzikor është bashkëpunimi me reperin e njohur, Ledri Vula “A m’ke dasht” që ishte një ndër hitet e kësaj vere. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...