Melinda Ademi i dedikon një urim plot dashuri të fejuarit të saj për ditëlindje

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka emocionuar ndjekësit me një urim të veçantë për ditëlindjen e të fejuarit dhe menaxherit të saj, Granit Muhaxheri.

Përmes një postimi në Instagram, Melinda ndau një video të ndjeshme me momente romantike nga jeta e tyre në çift, duke e shoqëruar me fjalët plot dashuri: “Gëzuar ditëlindjen, i fejuari im”.

Në klip shfaqen mbishkrimet “fall in love again and again”, një simbolikë që tregon se artistja do ta zgjidhte përsëri partnerin e saj, sa herë që do t’i jepej mundësia.

Urimi i saj u prit me shumë pëlqime nga ndjekësit, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që i bashkon.

Kujtojmë se çifti u fejua pak javë më parë në një ceremoni intime, të zhvilluar në prani të familjarëve dhe miqve më të afërt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...