Melihate Termkolli: I nderuri z. President rikthejeni në Kuvend ligjin diskriminues për Obiliqin

PUBLIKUAR

Deputetja e LDK’së, Melihate Termkolli ka kërkuar nga Presidenti i Shtetit, Hashim Thaçi të kthejë në Parlament Ligjin për Obiliqin me arsyetimin se një dokument i tillë është diskriminues pasi nuk përfshinë të gjitha zonat e ndotura aty.

Madje, ajo ka thënë se në ligj s’është qartë e përcaktuar se çka është zonë e ndotur dhe burim i ndotjes.

“Zona në distancë ajrore deri pesëmijë (5.000) metra, lë jashtë rregullimit dhe përfshirjes në ligj shumë vendbanime dhe hapësira në Komunën e Fushë Kosovës, të cilat janë rrëzë të gjitha burimeve të ndotjes të parapara me këtë ligj (përvec Termocentraleve që e kalon rrezen prej pesëmijë metra). Banorët e këtyre vendbanimeve dhe hapësirat në to ( Bardh i Madh, Lismir, Qendra Fushë Kosovë, Miradi e Ulët, Kuzmin, Vragoli etj) janë të rrezikuar njësoj, në mos edhe më tepër se vendbanimet që sipas ligjit hyjnë në zonën prej pesëmijë metra”, thuhet në letrën e Tërmkollit drejtuar Presidentit Thaçi.

Letra e plotë:

Presidentit të Republikës së Kosovës

Z. Hashim Thaqi

Prishtinë, 09.12.2016

I nderuari z. President!

Kuvendi i Republikës Kosovës ka miratuar Ligjin për Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, 05/L-044 me dt.30.11.2016.

Ndonëse është pretenduar që me këtë ligj të rregullohet ҁështja e zonës së rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, në fakt kjo materje rregullohet vetëm pjesërisht.

Ligji në fjalë del të jetë diskriminues dhe si i tillë i papranueshëm.

Për më tepër Ligji është kontradiktor brenda vetes, gjë e cila paraqet bazën diskriminuese.

I nderuari z. President!

Duke pasur parasyshë kompetencat të cilat ua jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës, paraqes kërkesë që Ligjin për Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, 05/L-044, ta ktheni për rishqyrtim në Kuvend.

Të dhëna për Ligjin, me të cilat konfirmohet diskriminimi dhe kontradiktat në ҁështjen që rregullon:

Ekziston shpërputhje e madhe mes “zonës së rrezikuar mjedisore” dhe “burimit të ndotjes”.

Amandamenti 4, pika 1.10. “Burim i ndotjes” konsiderohen: Mihjet sipërfaqësore; Gropat e mihjeve, Grumbujt e hirit dhe thëngjillit; Termocentralet; Deponitë e mbeturinave.

Amandamenti 6, “Zona e rrezikuar mjedisore përfshinë rrezen në distancë ajrore deri pesëmijë (5.000) metra nga pika në mes dy termocentraleve në Obiliq”.

Arsyetim: Zona në distancë ajrore deri pesëmijë (5.000) metra, lë jashtë rregullimit dhe përfshirjes në ligj shumë vendbanime dhe hapësira në Komunën e Fushë Kosovës, të cilat janë rrëzë të gjitha burimeve të ndotjes të parapara me këtë ligj (përvec Termocentraleve që e kalon rrezen prej pesëmijë metra).

Banorët e këtyre vendbanimeve dhe hapësirat në to ( Bardh i Madh, Lismir, Qendra Fushë Kosovë, Miradi e Ulët, Kuzmin, Vragoli etj) janë të rrezikuar njësoj, në mos edhe më tepër se vendbanimet që sipas ligjit hyjnë në zonën prej pesëmijë metra.

Me respekt,

Melihate Tërmkolli, Deputete

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...