Agon Mehmeti ndihet pishman pse u bashkua me Palermon tri vjet më parë. Sulmuesi kosovar, Agon Mehmeti, ndihet pishman pse u bashkua me Palermon tri vjet më parë.
Ai u largua si lojtar i lirë nga Malmo dhe për një fakt të tillë ndihet se ka bërë një gabim tejet të madh.
“Unë punoja mirë në stërvitje dhe trajneri më thoshte se jam gati për lojë. Mirëpo, kur ndeshja vinte, unë ulesha në bankë. Nuk ishte trajneri ai që bënte skuadrën. Ishte dikush që e urdhëronte atë”, u shpreh Agoni për mediat suedeze.
“Kështu punojnë gjërat në Itali, presidentët vendosin”, shtoi tutje anëtari i Kombëtares shqiptare, duke kritikuar presidentin e Palermos, Maurizio Zamparini.
Mehmeti gjithashtu ka thënë se nuk do të largohet më si lojtar i lirë nga Malmo, siç bëri tri vjet më parë.
“Unë nuk do të largohem si një lojtar i lirë. Kurrë. Unë do ta mbaj një dialog të mirë me klubin dhe do të gjejmë diçka që do të na përshtatet dy palëve”, ka thënë Mehmeti.



