“Mehmet Kosova” po bëhet sërish baba

PUBLIKUAR

Aktori turk, Kenan Imirzalıoglu, do të bëhet baba për herë të dytë.

Aktori, i njohur për shqiptarët me rolin e famshëm të Mehmet Kosovws dhe Ezelit dhe partnerja e tij, Sinem Kobal janë në pritje të një tjetër fëmije, raportojnë mediat turke.

Në media bëhet me dije se Sinem është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se do të bëhen me një djalë, transmeton tvklan. Megjithëse, ata nuk e kanë konfirmuar ende lajmin publikisht, mediat raportojnë se aktorja do të kalojë një pjesë të shtatzënisë në Selimiye për shkak të pandemisë.

Pak ditë më parë, Kenan dhe bashkëshortja e tij u fotografuan ndërsa ishin duke shëtitur në Ortakoy me vajzën e tyre të vogël, Lalin. I pyetur nga gazetarët se kujt i ngjan më shumë vajza, aktori tha: “Tiparet i ka si Sinem, por vështrimi i saj është imi”.

SHIKO MË SHUMË

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...