Mehaj tregon se janë shtuar operatorët specialistë për qitje të mprehtë

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se janë duke u shtuar operatorët tanë specialistë për qitje të mprehtë

Ai në një postim në Facebook shkruan se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove tona në të gjitha profilet.

“Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike”.

“Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion.Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”, shkruan më tej Mehaj, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...