Mehaj telefonon Latifin e Ramën pas reshjeve të shiut: Më thanë se ndërhyrja e FSK-së nuk është e nevojshme

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar të shtunën se ka telefonuar kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin dhe atë të Prishtinës, Përparim Rama, për të biseduar për gjendjen në këto dy komuna pas reshjeve të shiut.

Reklama

Sipas Mehajt, të dy kryetarët i kanë thënë se gjendja është e qetë dhe se nuk është e nevojshme ndërhyrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Pas reshjeve të shiut që kishim sot dhe pas informacioneve që në komunën e Rahovecit dhe Prishtinës mund të jetë rënduar gjendja nga vërshimet, kam telefonuar kryetarin Latifi dhe Rama me të cilët kam biseduar për gjendjen dhe nevojën për t’iu dalur në ndihmë”.

“Fatmirësisht gjendja është e qetë dhe nuk ka vërshime të mëdha rrjedhimisht ndërhyrja jonë nuk është e nevojshme sipas kryetarëve të dy komunave”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai tutje është shprehur se vërshimet në këto kohë janë bërë të shpeshta dhe se gatishmëria e tyre është gjithnjë në nivel.

“Shpresojmë të mos ketë dëme në këto komuna!”, ka përfunduar Mehaj.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme kanë përfshirë disa rajone të Kosovës të shtunën pasdite.

Në Rahovec disa rrugë janë vërshuar nga uji për shkak të reshjeve intensive.

Ndërsa, në Prishtinë moti ligë me shi të rrëmbyeshëm e shkarkime rrufesh ka shkaktuar disa dëme materiale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...