Mehaj në Kroaci, kërkon pranimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka udhëtuar në Kroaci me ftesë të homologut kroat Mario Banozic për të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes në Takimin vjetor të Kartës së Adriatikut, raporton Gazeta Express.

Mehaj ka kërkuar që Kosova të pranohet në Kartën e Adriatikut me status të barabartë.

“Karta e Adriatikut -SHBA, adresa jonë e radhës në rrugën tonë drejtë anëtarësimit të Kosovës në NATO. Sot me ftesë të homologut e mikut tim kroat Mario Banozic, kam udhëtuar për në Split të Kroacisë, për të marrë pjesë në takimin dyditor të ministrave të mbrojtjes në Takimin vjetor të Kartës së Adriatikut-SHBA (A5) që këtë vit është nën Presidencën e Kroacisë.Pjesëmarrja ime në këtë takim është mundësi e shkëlqyeshme për të prezentuar fuqishëm nevojën për pranimin e Kosovës me statusin e barabartë në këtë organizatë”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...