Meha shënon supergol, por skuadra e tij humb (Video)

PUBLIKUAR

Mesfushori shqiptar, Alban Meha, arriti të shënojë golin e tij të parë për Konyaspor, edhe atë kundër Galatasarayt, por ky gol nuk i ishte i mjaftueshëm që ekipi i tij të marrë pikë kundër gjigantit turk.

Meha shënoi një super-gol nga gjuajta e lirë në minutën e 37-të, i cili ishte edhe goli i barazimit në atë moment.

Por, pas golit të mesfushorit nga Mitrovica, Galatasaray shënoi edhe tre gola të tjerë, edhe pse ishte me një lojtar më pak në fushë.

Me këtë humbje, ekipi i Mehës ka vetëm dy pikë nga tri ndeshje. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...