Meha: Myslimanët s’kanë asgjë të përbashkët me ISIS-in

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ai është një ndër të shumtit lojtarë të Kombëtares shqiptare që jo thjesht i përkasin fesë myslimane, por mundohen edhe të ndjekin ritet, duke lexuar dhe shkuar në shumë xhami anekënd botës.

Por, në kohët e sotme, kur bota është nën thundrën e radikalizmit islamik (ISIS) dhe, pas sulmeve në revistën satirike “Charlie Hebdo” duket se një mysliman nuk shihet gjithnjë mirë edhe në një vend si Gjermania.

Pikërisht për këtë arsye e përditshmja “Westline.de” është ndalur te ylli i Paderbornit, Alban Meha, i njohur jo vetëm për goditjet e tij të dënimit, por edhe për ndjekjen e myslimanizmit.

Në një intervistë të gjatë dhënë kësaj media, mesfushori kuqezi është mundur të qartë- sojë se myslimanizmi nuk ka lidhje aspak me terroristët e ISIS dhe se gjithsecili duhet të hulumtojë më shumë para se të paragjykojë islamizmin. Sakaq, Meha është ndalur edhe te sekreti i gjuajtjeve të dënimit, rinovimi i kontratës së tij, si dhe te mbijetesa në Bundesligën e Parë gjermane me Paderbornin.

Meha, ju jeni mjeshtri i goditjeve të dënimit te Paderborni. A mund të na thoni se ku qëndron sekreti?

Sekreti qëndron te stërvitja e përditshme. Ka pasur gjithnjë lojtarë që kanë ditur sesi t’i gjuajnë goditjet e dënimit dhe unë jam mundur që, nga koha në kohë, të marr diçka nga ata. Sigurisht që jo gjithnjë ia kam dalë të shënoj, sidomos në fillimet e mia, por më pas jam përmirësuar ndjeshëm.

Thatë që keni marrë shembuj lojtarë të tjerë, që janë?

Le të themi që kam marrë diçka nga mënyra sesi gjuan Cristiano Ronaldo. Kam studiuar disi edhe Juninhon Ndërsa nuk lë pas edhe shembuj nga goditjet e Pirlos. Gjithsesi, gjatë stërvitjes jam mundur që t’ia mbush mendjen vetes që nuk mund të jem si këta lojtarë, por të mundohem të kem stil timin.

A mendoni se Ronaldo është më i miri për të tilla goditje?

Sigurisht që ai mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë dhe jo vetëm për goditjet e dënimit. Ndoshta deri para pak vitesh arrinte të shënonte tetë në nëntë gjuajtje, kurse tani një ose dy goditje.

Sezonin e shkuar shënuat më shumë se shatë gola me goditje dënimi, kurse sivjet keni shënuar vetëm një, atë ndaj Hanoverit…

Po, por ama ai gol ishte shumë i rëndësishëm. Në ato momente ishim 1-1 dhe i sigurova tri pikët skuadrës. Ishte një gol i rëndësishëm më shumë për skuadrën, teksa unë u lumturova dyfish edhe për faktin se i shënova një portieri si Zieler.

Ishte një gjuajtje shumë e veçantë…

Po, dhe ai (portieri) nuk e priti se do të shkonte në atë drejtim. Një gjuajtje e tillë të gënjen gjithnjë, pasi topi në nisje ka një adresim dhe, më pas, kur mbërrin afër portës, ndryshon menjëherë drejtim dhe bëhet jashtëzakonisht i vështirë për çdo portier. Shumë mund të thonë që: “ishte gjuajtje fatlume”, por më shumë se kaq më besoni që është shumë e vështirë që t’ia arrish ta gjuash topin në atë mënyrë. Unë stërvitem me orë të tëra për këtë gjë dhe, kur topi merr atë lloj prerje metrat e fundit, bëhet shumë i vështirë, i pakapshëm për çdo portier.

Kontrata juaj skadon në qershor të këtij viti. Si po shkojnë bisedimet me klubin dhe a do të rinovoni?

Bisedimet, në fakt, kanë filluar që në dimër, që para tre muajsh. Por tani, sipas meje, e rëndësishme është që të shikojmë se deri ku do të shkojë kjo skuadër. Duhet të shikoj nëse Paderborni do të mund të mbijetojë në Bundesligën e Parë dhe, më pas, të shikoj mbi ofertat që do të kem në dispozicion. Për momentin, mund t’ju them se nuk ka ende një vendim. Gjithsesi, duhet thënë se si klubi dhe unë kemi kohë për të biseduar dhe se asnjëra nga palët në këtë tratativë nuk është nën presion për të marrë një vendim.

Thuhet se ju nuk rinovoni vetëm se keni frikë se skuadra do të bjerë sërish në Bundesligën e Dytë, e vërtetë?

Jo, nuk është tamam ashtu. Unë e kam thënë dhe e përsëris se do të më pëlqente që të luaja edhe sezonin tjetër në Bundesligën e Parë. Pastaj se çfarë ndodh unë nuk di ta them. Mund të iki jashtë, mund të luaj në Bundesligën e Parë ose të dytë, te Paderborni ose gjetkë.

Mund të ishit edhe jashtë (Gjermanisë)?

Çdo gjë varet nga ecuria e skuadrës gjatë këtyre javëve dhe muajve. Nuk mund të përjashtoj asgjë. Jua thashë, mund të luaj te Paderborni në Bundesligën e Parë, të Dytë, ose edhe mund të largohem. Gjithçka është e hapur.

Jeni një mysliman që ndjek ritet dhe goxha aktiv edhe në rrjetet sociale kur vjen puna te feja. Ju kemi parë foto edhe në xhami ndaj pyes, pse feja myslimane është kaq shumë e rëndësishme për ju?

Sepse është një nga gjërat më të rëndësishme për mua. Nëse arrin sadopak të kuptosh islamin si fe, do të mësosh edhe pse kjo botë ekziston dhe kjo për mua është një gjë esenciale.

Jemi në kohën e “Charlie Hebdo” dhe ISIS, ku shoqëria në Gjermani është e ndarë më dysh, pro dhe kundër Islamit, si mendoni deri në çfarë mase është keqkuptuar dhe paragjykohet islamizmi?

Nëse njeh sadopak islamin, do të shikosh dhe kuptosh se ai nuk ka lidhje fare me ata persona që vrasin dhe bëjnë terror. ISIS dhe shumë radikalë nuk ka fare lidhje me islamin, por janë thjesht sekte fetare që e përdorin atë për të shpërndarë terror kudo. Islami është sinonimi i paqes, çka shpeshherë është edhe keqkuptuar. Edhe në media janë bërë shumë gabime në mënyrën sesi paraqitet feja islame, kjo jo për shkak të mungesës së njohjes së thellë të kësaj feje.

Sakaq, ka lajme në media që vënë paralelizma mes kristianizmit dhe islamizmit. Dhe ndoshta në këtë mënyrë do të shuhej edhe frika e njerëzve, si e shpjegoni këtë ju?

Nëse jeni të interesuar për islamizmin, nuk duhet vetëm të hapni motorin “google” dhe kaq. Për ta njohur, duhet të futesh më thellë dhe ta kuptosh si duhet. Cilido mund të shkruajë çfarëdolloj gjëje që mendon, pro apo kundër, por kjo s’do të thotë se i përket islamizmit. Për të parë dhe ndier vlerat e myslimanizmit duhet të shkoni në xhami dhe të shikoni se islami predikon vetëm paqe.

Çfarë bën Alban Meha kur nuk është i impenjuar me futbollin?

Kaloj shumë kohë me familjen time, bashkëshorten dhe djalin tim. Lexoj shumë në lidhje me fenë dhe vizitoj xhami për të kuptuar më shumë rreth fesë myslimane. Shpesh shkoj në xhamitë në Herford dhe Berlin dhe aty kam njohur shumë njerëz me të cilët gjendem mirë.

Kthehemi sërish te kampionati: Paderborni është në luftë për mbijetesë, por ka shënuar vetëm dy gola në ndeshjet e fundit. A mund të na thoni se ku qëndron problemi me sulmin e kësaj skuadre?

Mund të them se bëjmë një lojë të mirë deri sa mbërrijmë në kufijtë e zonës kundërshtare dhe aty stopojmë. Ndoshta na duhet një sulmues i mirëfilltë goli. Mendoj se do duhet që të punojmë më shumë në këtë aspekt, ashtu sikundër bëmë edhe në disa ndeshje në pjesën e parë të sezonit. Pastaj, kuptohet që ndryshe luan një skuadër, qoftë ky edhe rivali ynë direkt për mbijetesë ndaj një ekipi si Bajerni dhe ndryshe kundër nesh. Unë nuk është se kam mundësi të shikoj dhe analizoj çdo ndeshje të kundërshtarëve, por kur kthehem në shtëpi mundohem që të shikoj të paktën ato të rivalëve direkt për mbijetesë dhe nga aty të nxjerr edhe mësime.

Humbët me Leverkuzenin (3-0), skuadër të cilën Paderborni e ka mundur vetëm një herë në Kupën e Gjermanisë (5 gusht 2007, Leverkusen-Paderborn 0-1). A nuk mendoni se skuadra u fut në fushë më shumë duke menduar historinë?

Jo, nuk besoj, pasi ajo ndeshje është luajtur për Kupën e Gjermanisë dhe nuk ka lidhje shumë me kampionatin. Në fund të fundit, ne jemi të fokusuar vetëm te kampionati dhe te mbijetesa.

Na jepni tri arsye se pse Paderborni mund të mbijetojë në Bundesligën e Parë?

Pikë së pari se askush më shumë sesa ne gjatë viteve të fundit nuk ka qenë kaq i uritur për të luajtur në këtë nivel. Së dyti, sepse realisht luajmë një futboll të bukur, pavarësisht rezultateve dhe, së treti, sepse e meritojmë.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...