Megjithatë nuk do të ketë finale të Ligës së Kampionëve në New York

PUBLIKUAR

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka insistuar duke thënë se ideja për një finale të Ligës së Kampionëve në qytetin e New York-ut momentalisht nuk është duke u diskutuar.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Mediapro, Jaume Roures, kishte thënë se ata janë në bisedime me UEFA-n për ta caktuar njërën nga finalet e ardhshme të Ligës së Kampionëve në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Express.

“Kjo ide momentalisht nuk është duke u diskutuar fare”, ka thënë Ceferino.

“UEFA nuk ka plane për ta mbajtur finalen e Ligës së Kampionëve jashtë Evropës”.

La Liga tashmë kanë arritur marrëveshje 15-vjeçare me kompaninë Relevant, për t’i zhvilluar disa nga ndeshjet e ligës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në Kanada. Ndeshja e parë e këtij sezoni që do të zhvillohet jashtë Spanjës, do të jetë ajo mes Gironas dhe Barcelonës, në Miami më 27 janar. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...