Ish-Zëdhënësi i ORA’s së Veton Surroit, Ylli Hoxha, aktualisht anëtar i Vetëvendosjes, ka uruar udhëheqësit e Shtetit për vendimin që kanë marrë për të ndalur trenin që ishte nisur nga Beogradi për Mitrovicë.
“Te gjithe ju qe e sollet vendimin per ndalimin e trenit, ju uroj, se mire ia keni bo. Ndryshe nuk ka bo. Respekt i veçante per djemte dhe vajzat qe shkuan ne aksionin ne Jarinje”, ka shkruar Hoxha, në FB.
“Shpresoj se ky akt do te behet standard i sjelljes ne te ardmen ne raport me provokimet e Serbise!”, ka shtuar ai.
Vendimin për ndalimin e trenit ishte marrë në ditën kur ishte planifikuar hyrja e tij në Kosovë. Njësitë Speciale ishin dërguar në Mitrovicë derisa në Prishtinë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Skender Hyseni e Drejtori i Policisë, Shpend Maxhini, kishin marrë vendim për të mos lejuar hyrjen e trenit serb në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Treni i nisur nga Beogradi për në Mitrovicë kishte mbishkrime kishtare, politike e kulturore. Në tren shkruante se “Kosova është Serbi”.


