Megjithatë, Cavani nuk shkon në Boca Juniors

PUBLIKUAR

Edhe pse mbrëmë u tha që Edinson Cavani do të largohet nga Europa për të luajtur për Boca Juniors të Argjentinës kjo nuk ka ndodhur

Gjatë natës së mbrëmshme është paralajmëruar largimi i Edinson Cavanit nga futbolli Europian, por që duket se uruguaiani nuk ka vendosur kështu.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Cavani nuk do të largohet nga Europa dhe kjo krejtësisht për arsye familjare.

“Pas ka marrë kontratën e fundit brenda 48 ore, Edinson Cavani ka komunikuar me Boca Juniors që ai dëshiron t’i japë prioritet klubeve të Europës. Ai nuk e pranon atë për shkak të arsyeve familjare. 🚨🇺🇾”, ka shkruar Romano.

Thuhet se Cavani dhe familja e tij ëndërrojnë që ai të luanë për një skuadër spanjolle që luan në La Liga, pasi dëshiron të hapë një kapitull të ri në Spanjë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...