Mediat portugeze: Turp për Sportingun

PUBLIKUAR

Në Portugali mediat e këtij vendi e kanë sulmuar skuadrën e Sporting Lisbonës për humbjen me Skënderbeun.

Tre golat e pësuar nga Kampionët e Shqipërisë kanë rënë si një rrufe në qiell të hapur për luzitanët që nuk i kursejnë kritikat në adresë të skuadrës së drejtuar nga Jorge Jesus.

Gazeta “A Bola” përqendrohet te vështirësitë që po hasin bardhjeshilët në ndeshjet jashtë fushe.

“Agjërimi jashtë fushe zgjatet në Evropë me një humbje në Shqipëri”, shkruan gazeta më e madhe sportive në vend që propozon si foto kryesore dyluftimin e Bernard Berishës me një lojtar të skuadrës portugeze.

“Mais Futebol” shkon edhe më tej me kritikat duke mos u kursyer aspak ndaj skuadrës nga Lisbona: “Çfarë turpi!” shkruan në faqen e parë të versionit online media luzitane që e cilëson humbjen në Elbasan si një katastrofë të vërtetë, transmeton supersport.

Për të përditshmen tjetër “Record”, zgjedhja e trajnerit për të hedhur në fushë të rinjtë nuk rezultoi një bast i fituar nga trajneri. “Record” e cilëson gjithashtu disfatën në Shqipëri si një film horror.

Edhe “Jornal de Noticias” vë theksin në vështirësitë që hasi Sportingu. Sipas kësaj gazete, Luanët e Lisbonës vuajtën në fushë duke pësuar një humbje turpëruese.

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...