Mediat në Spanjë: Lamtumirë Ronaldo!

PUBLIKUAR

Mediat spanjolle i kanë thënë lamtumirë Cristiano Ronaldos të premten pas lajmeve të vazhdueshme se pesë herë fituesi i Topit të Artë do të largohet nga Real Madridi në drejtim të Juventusit.

“Ciao CR7” thotë ballina e gazetës nga Barcelona “Mundo Deportivo”, transmeton Gazeta Express.

“Reali e pranon largimin, dita kyçe do të jetë e premtja dhe Juventusi dëshiron ta përmbyllë operacionin në mënyrë që ta bëjë publike”, shkruan Mundo.

Ndërsa gazeta spanjolle e sportit “AS” shkruan se Ronaldo mund të prezantohet para përkrahësve të Juves në Torino hiç më larg se të shtunën, me datën 7/7 që simbolizon numrin 7 të Ronaldos.

“Juventusi shpreson ta bëjë të ditur lajmin nesër në stadiumin e saj”, shkruan kjo gazetë, lajmi i të cilës mban titullin “Largimi i Cristianos i pashmangshëm”.

Gazeta tjetër spanjolle “Marca”, pohon se Ronaldo tashmë i ka dhënë fjalën Andrea Agnellit, presidentit të Juventusit.

“Dëshira e tij për të luajtur për Juventusin është e fortë”, shkruan Marca, duke shtuar se klubi nga Torino ende nuk e ka marrë aprovimin e Real Madridit. /Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...