Mediat e huaja shkruajnë për vizitën e Veselit në Bruksel

PUBLIKUAR

Vizita e kryekuvendarit , Kadri Veseli, në Bruksel, në përvjetorin e tetë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka gjetur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Revista diplomatike diplomatmagazine.nl, ka publikuar sot një artikull, përmes së cilit pasqyron vizitën e kryeparlamentarit Veseli në kryeqendrën evropiane, përkatësisht shënimin e 8-vjetorit të shtetësisë së Kosovës në Bruksel.

Lexoni më poshtë artikullin e plotë:

“VIII Dita e Pavarësisë së Kosovës

Baroni Henri Estramant dhe i nderuar z. Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, janë të kënaqur me artikullin e Shkëlqesisë së saj, Mimoza Ahmetit, Ambasadore e Kosovës në BE, Belgjikë dhe Luksemburg, të publikuar në revistën Diplomat.

Ndërtesa administrative e Brukselit, e mërkurë, 17 shkurt 2016: Kosova festoi tetë vjetorin e pavarësisë së saj me shumë hijeshi dhe në mesin e shumë mysafirëve të shquar, ishte edhe delegacioni nga Kosova, i kryesuar nga i nderuari Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit, Kryebashkiaku i Brukselit, Yvan Mayeur, anëtari i këshillit bashkiak, Philippe Close (i cili është në krye të financave, burimeve njerëzore dhe turizmit), dhe kuzhinieri i famshëm i ëmbëlsirave, Michael Leëis-Anderson, i cili aktualisht është caktuar që ta përgatis tortën e ditëlindjes së Mbretëreshës Elizabeth, për ditëlindjen e 90-të të saj.

Nikoqirja, Shkëlqesia e saj, Ambasadorja Mimoza Ahmeti, priti të ftuarit e saj, të cilët vinin nga shumë institucione të BE-së, por gjithashtu edhe nga autoritetet federale belge dhe krerët e misioneve në BE dhe Belgjikë, në një gosti të këndshme të mbushur me ushqim kosovar, ku kishte edhe birrë Sabaja të bardhë dhe të tymosur, si dhe një tortë me ngjyra dhe simbole kosovare , të përgatitur enkas për këtë mbrëmje”.

SHIKO MË SHUMË

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...

Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës

Në Prishtinë kanë arritur veturat e reja që do t’i shtohen flotës së Policisë...

Sot zbardhen rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit, AUV dhe MBPZhR dalin me raportin zyrtar

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit...