Mediat e huaja pasqyrojnë betimin e Thaçit si president

PUBLIKUAR

Betimi i Hashim Thaçit si president para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, është përcjellë me vëmendje nga mediat ndërkombëtare.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP, duke e quajtur Thaçin si ish kryeministri i fuqishëm i Kosovës, shkruan se ai dha betimin pavarësisht bojkotit të opozitës.

“Ish kryeministri i fuqishëm i Kosovës, Hashim Thaçi, u betua sot si president i vendit në një sesion parlamentar, që u bojkotua nga partitë opozitare, të cilat nuk pajtohen me zgjedhjen e tij si president”, shkruan AFP, transmeton Indeksonline.

Agjencia e lajmeve, Reuters, shkruan se, derisa Thaçi betohej para deputetëve në Kuvendin e Kosovës si president i vendit, ceremoni e cila u bojkotua nga partitë opozitare, protestuesit gjuanin me gurë ndërtesën e Kuvendit. “Partia më e madhe opozitare, Vetëvendosje, tha se përkrahësit e saj ishin përgjegjës për gjuajtjen e gurëve, me ç’rast janë thyer disa xhama të ndërtesës”, shkruan Reuters.

ABC Neës ka shkruar për betimin e Thaçi si president në Kuvendin e Kosovës, duke e përshkruar këtë proces me protestat dhe kundërshtimin e opozitës, e cila përmes gazit lotsjellës kishte ndërprerë disa herë seancat parlamentare.

E përditshmja britanike, Daily Mail, shkruan se Thaçi dha betimin si president pas përfundimit të mandatit të Atifete Jahjagës si presidente e vendit dhe në mungesë të gati tërë ligjvënësve të opozitës, të cilët në seancat e mëparshme hidhnin gaz lotsjellës me qëllim të parandalimit të votimit të tij si president.

 

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...