Media spanjolle: Real Madridi me ofertë të majme për zbulimin e Serisë A

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi shumë shpejt do të bëjë ofertë për sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatekun.

23-vjeçari është zbulim i Serisë A deri tani këtë sezon, pasi i ka shënuar 13 gola për Genoan dhe është vetëm një gol prapa sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldos, në garë për Këpucën e Artë në Itali, transmeton Gazeta Express.

Prezenca e tij në Spanjë dhe kërkimi i vazhdueshëm i Real Madridit për një numër 9 ka nxitur spekulimet se një ofertë për polakun nga kryeqyteti spanjoll është e pashmangshme.

Sipas mediave spanjolle, Madridi e ka dërguar një skaut në Murcia për ta shikuar Piatekun duke luajtur për Genoan kundër skuadrës së nivelit të tretë të futbollit gjerman, Ëurzburger Kickers, të dielën në një ndeshje miqësore. Përveç golave në Serie A, Piateku i ka shënuar edhe gjashtë gola të tjera në dy ndeshje në Kupën e Italisë, dhe në total i ka 19 gola në 21 ndeshje zyrtare për Genoan që prej transferimit për 4.5 milionë euro në verë.

Këto shifra kanë bërë që Madridi të ndalet dhe t’i hedhë sytë ka polaku, i cili nga Transfermarket vlerësohet 15 milionë euro, por sipas të gjitha gjasave, vlera e tij do të katërfishohet në momentin që Genoa vendos ta shesë.

Reali do të përballet me konkurrencë nga Napoli për shërbimet e tij, me Genoan që shpreson se vlera e tij në ankand do të shkojë në 60 milionë euro. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...