“Më zuri gjumë” – Busquets e merr përgjegjësinë për humbjen e Barçës

PUBLIKUAR

Sergio Busquets e ka marrë përgjegjësinë për humbjen e Barcelonës kundër Ray Vallecanos të mërkurën, e cila i kushtoi me shkarkim trajnerin Ronald Koeman.

Mesfushori spanjoll ishte i pavëmendshëm me topin në këmbë, pasi Oscar Trejo ia vodhi topin atij në mesfushë dhe e nisi një sulm të shpejtë të vendasve, raporton Gazeta Express.

Ai e shërbeu Radamel Falcaon në zonën e Barçës, i cili e dribloi Gerard Piquen para se ta mposhte Ter Stegenin me një goditje me të majtën në minutën e 30-të.

Busquets nuk u mundua ta fshehë fajin për golin dhe humbjen, duke thënë se gabimi ishte i tiji.

“Rashë në gjumë dhe ata ma vodhën topin”, e pranoi Busquets pas ndeshjes.

“Ata u nisën në kundërsulm pastaj dhe shënuan. Ishte gabimi im”, shtoi ai.

Kjo humbje e Barcelonës, e cila ishte e treta në katër ndeshjet e fundit në ligë, i kushtoi me shkarkim Ronald Koemanit.

Koeman e mori lajmin e shkarkimit mbrëmë pas mesnatës, vetëm pak kohë pas humbjes në Vallecano./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...