Me rezultat të përgjithshëm prej 5:0, Napoli e ka eliminuar Eintracht Frankfurtin nga Liga e Kampionëve.
Ndeshja kthyese e 1/8 së finales pati pothuajse fund të njëjtë, me Napolin që shënoi fitore 3:0 në shtëpi ndaj ekipit gjerman, shkruan Gazeta Express.
Duke hyrë me epërsinë e tre golave nga ndeshja e parë, Napolit nuk i ngutej.
Epërsinë napolitanët e arritën tek në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur Osimhen realizoi me kokë.
Ishte sërish sulmuesi nigerian që shënoi në minutën e 53-të të ndeshjes.
Epilogun e këtij takimi e dha Piotr Zielinski që shënoi nga penalltia në minutën e 64-të të ndeshjes.
Kësisoj, Napoli kualifikohet në çerekfinale, ku të premten do ta mësojë ekipin kundërshtar në këtë fazë.


