Me poza të reja nga New Yorku, Melinda shkëlqen e veshur në të kuqe

PUBLIKUAR

Reperja e njohur, Melinda Ademi është një prej artisteve më të suksesshme shqiptare.

Ajo së fundmi po qëndron në New York për shkak të angazhimeve profesionale dhe në ndërkohë ka shijuar kohën e lirë për të realizuar disa imazhe që I ndau me fansat në Instagram.

Reperja pozoi në disa foto ku shihet e veshur me një bluzë të kuqe kombinuar me një kapele me të njëjtën ngjyrë, ndërsa pamjen përshtati me një çantë nga marka “Louis Vuitton”.

Foto: Melinda/Instagram

Melinda dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive, teksa tërhoqi vëmendje me makijazhin e lehtë dhe flokët natyrale.

Foto: Melinda/Instagram

Kujtojmë që krahas koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, Melinda aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit.

Foto: Melinda/Instagram

Projekti i saj “Melodia” u publikua në nëntor të vitit të kaluar dhe numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin zyrtar të “YouTube”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...