Me një foto nga dita e parë kur u njohën, Stresi i bën urimin më të veçantë Morenës për ditëlindje

PUBLIKUAR

Morena Taraku ditën e djeshme ka festuar 28-vjetorin e lindjes. Që në orët e para të 1 prillit, Morena nisi festën, ku pamjet e eventit i ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”.

Për këtë ditë të shënuar Morena mori edhe mesazhe të shumta urimi nga njerëz të afërt e ndjekës të saj, por ai i Stresit ishte që tërhoqi vëmendjen. Ai ka publikuar foton e parë që ka bërë me këngëtaren nga dita kur ata janë njohur.

Reperi ka shkruar urimet më të mira për këngëtaren, që e cilëson si motrën e tij.

“Kjo ishte dita kur u njohëm plot 6 vjet. Ndaj e shtrenjta ime gëzuar ditëlindjen! Qofsh e lumtur përgjithmonë, Zoti qoftë me ty motër”, ka shkruar Stresi në mesazhin e urimit për Morenën.

Kujtojmë se Stresi dhe Morena Taraku kanë realizuar së bashku dy këngë. Më i fundit u publikua gjashtë muaj më parë me titull “Bad girl”, ndërsa dueti i tyre i parë me titullin “Ki me bo” u publikua 6 vite më parë.

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...