Robert Lewandowski ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet që e lidhin atë me një klub tjetër jashtë Bayernit të Munichut.
29 vjeçari ka thënë se është mirë në Budesliga këtë sezon pasi që ka shënuar 27 gola , por për të ka pasur shumë thashetheme se do të jetë sezoni i tij i fundit në Bundesligë.
Raportet tregojnë që Lewandowski ka punësuar një agjent kohëve të fundit që quhet Pini Zahavi për tëgjetur një klub të ri për sezonin 2018-19.

Për polakun është shkruar që interesim kanë shprehur, Chelsea, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.
Por, Los Blancos është cilësuar si ekipi që ai do të transferohet për shkak të sezonit të dobët të Benzemas. I pyetur për këtë kalim në Madrid, sulmuesi i ka thënë “Polskie Radios”: “A po për Realin? Aspak!”.

“Për momentin nuk jam duke menduar asgjë. Sezoni nuk ka përfunduar. Ne jemi duke u fokusuar në atë çka tash pas ardhjes se trajnerit të ri”, tha polaku. /GazetaExpress


