Më në fund rikthehet Leo Messi

PUBLIKUAR

Lionel Messi më në fund ka debutuar në sezonin e ri 2019/20, duke e lënë pas lëndimin muskulor që e ka munduar për një muaj e gjysmë.

Messi u paraqit për Barcelonën në barazimin pa gola kundër Borussia Dortmundit të martën në Ligën e Kampionëve, kur u fut në minutën e 57-të në vend të adoleshentit Ansu Fati, raporton Gazeta Express.

Ylli argjentinas e nisi takimin nga banka rezervë pas riaftësimit nga lëndimi që ia kishte pamundësuar paraqitjet për Barçën në të gjitha ndeshjet e deritanishme këtë sezon.

Ernesto Valverde kishte planifikuar ta përdorte kapitenin vetëm gjysmë ore në këtë takim dhe ashtu edhe ndodhi.

Messi i nisi ngrohjet menjëherë pasi filloi pjesa e dytë në Signal Iduna Park dhe nuk iu desh shumë kohë për t’u futur në fushë.

Messi e kishte pësuar lëndimin në muskulin e kofshës së këmbës më 5 gusht, në ditën e parë të stërvitjeve me klubit pas kthimit nga pushimi veror. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...