Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, i ka quajtur dokrra të kota lajmet se ai do t’i bashkohet Real Madridit në verë.
Neymar, 26-vjeçar, thuhej se do të bënte një kalim tronditës në Madrid në përfundim të këtij sezoni përkundër se ka kontratë me PSG-në deri më 2022, transmeton Gazeta Express.
Përfaqësuesi brazilian është kthyer nga lëndimi në shputën e këmbës së djathtë dhe po e merr veten para Kupës së Botës, por e ardhmja e tij te gjiganti francez mbetet temë diskutimi.
Megjithatë, duke folur para gazetarëve të dielën, ai i ka hedhur poshtë lajmet që e lidhin me Madridin.
“I tërë përqendrimi është te ekipi kombëtar i Brazilit”, ka thënë ai.
“Ato [mediat] po thonë gjëra të pakuptimta. Nuk ia vlen t’iu përgjigjëm”, shtoi ai. /Express/


