‘Më lejoni të largohem’ (Foto)

PUBLIKUAR

Pierre-Emerick Aubameyang dëshiron të largohet nga Borussia Dortmund gjatë kësaj vere

Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang ka kërkuar nga drejtuesit e Borussa Dortmundit që ta shesin gjatë kësaj vere.

Aubameyang beson se ka dhënë gjithçka për Dortmundin, por tashmë ka ardhur në një fazë kur i duhet një sfidë e re në karrierë, shkruan Bild.

Dëshira e lojtarit është që të transferohet në Real Madrid, atje ku edhe i kishte premtuar gjyshit të tij se do të luante një ditë.

Por, kjo nuk është skuadra e vetme e interesuar për të, pasi në garë janë edhe dy skuadrat e mëdha evropiane, Milan dhe PSG.

Nëse skuadra gjermane vendos që ta shes, atëherë ajo për shërbimet e tij kërkon 85 milionë.

Aubameyang edhe këtë edicion ishte golashënuesi më i mirë në Bundesliga me 31 gola, një më shumë se sa sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...