Me kërkesë të Ministrisë turke të Mbrojtjes, Qeveria merr vendim për dërgimin e FSK-së në Turqi

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për dërgimin e një kontingjenti të ushtarëve të FSK-së në Turqi për ndihmë pasi ky vend u godit nga tërmete shkatërruese. Presidentja Vjosa Osmani ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Mbledhja e Qeverisë është mbajtur në formë elektronike të orët e para të mbrëmjes të së hënës. Në komunikatën e dërguar në medie, bëhet e ditur se dërgesa e kontingjentit është bërë me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një mbledhje elektronike ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së, sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm në Turqi”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se populli i Kosovës qëndron pranë Turqisë në këto kohë të vështira.

“Republika dhe populli i Kosovës i qëndrojnë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këto kohë të vështira”, shkruan komunikata.

Po ashtu, Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme.

Janë mbi 2,500 të vdekur deri tani dhe mijëra të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë Jugore dhe pjesë të Sirisë në mëngjesin e sotshëm. Numri i viktimave ende është në rritje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...