Fitorja e Manchester Unitedit sonte ndaj Tottenham Hotspur mban tërësisht firmën e një njeriu, Cristiano Ronaldo.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë dhuroi një performancë spektakolare duke shënuar hat-trik në fitoren 3:2 të “Djajve të Kuq” ndaj Tottenhamit, e vlefshme për xhiron e 29-të në Premierligë.
Me paraqitjen e sontme, Ronaldo la gjurmë të pashlyeshme, teksa bëri arritje të mëdha, shkruan Gazeta Express
Portugezi me hat-trikun e tij shkoi në shifrën e 807 golave me klube dhe kombëtare, duke u bëri golashënuesi më i mirë në histori të futbollit. Ai e kaloi Josef Bican, i cili deri tani mbante rekordin e 805.
Por, kjo nuk është e gjitha çfarë Ronaldo arriti sonte. Portugezi u bë lojtari i tretë me mbi 37 vjeç që shënon më shumë se një gol në një ndeshje të Premierligës, pas Teddy Sheringham dhe Graham Alexander.
Tutje, ai me hat-trikun numër 49-të sonte u bë lojtari i dytë më i vjetër në Premierligë (37 vjeç e 35 ditë) që shënon hat-trik, pas Teddy Sheringham në gusht të vitit 2003 (37 vjeç e 146 ditë).
Sulmuesi i “Djajve të Kuq” e realizoi hat-trikun e dytë në Premierligë dhe të parin që nga janari i vitit 2008 ndaj Neëcastle. Këta dy hat-trike kanë një periudhë kohore 14 vite e 59 ditë, më e gjata mes hat-trikeve për një lojtar në historinë e Premierligës.
Përveç Ronaldos, edhe Manchester United e theu një rekord. Ata fituan ndeshjen e 400 në shtëpi në kuadër të Premierligës, duke u bërë ekipi i parë që e arrin këtë. 23 nga ato fitore kanë ardhur kundër Tottenhamit, të cilin e ka mposhtur më së shumti nga ekipet tjera si vendas. /Gazeta Express/


