“Me golin ndaj Arsenalit, Sanchez ka bërë një hap shumë të madh në karrierë”

PUBLIKUAR

Alexis Sanchez ka bërë një hap shumë të madh në karrierën e tij në Manchester United me golin ndaj Arsenalit në rrethin e katërt të FA Cup, sipas trajnerit në të detyrë të Djajve të kuq, Ole Gunnar Solskjaer.

Sanchez e ka pasur shumë të vështirë ta gjejë formën, si dhe ka vuajtur nga probleme fizike që prej se iu bashkua Unitedit nga Arsenali janarin e kaluar. Megjithatë, ai bëri një paraqitje vendimtare ndaj ish-klubit të tij në Emirates, duke e shënuar golin e parë në fitoren 3-1 të Unitedit, transmeton Gazeta Express.

Solskjaer është mahnitur tej mase me qëndrimin dhe qasjen e kilianit në stërvitje që prej se mori drejtimin e skuadrës në dhjetor dhe mendon se tani Sanchezi është i gatshëm të luajë rol të rëndësishëm në sezonin e Unitedit.

“Ai është shumë punëtor i zellshëm dhe krenar dhe tashmë shumë i vendosur ta dëshmojë vlerën e tij. Ai ka qenë fantastik që prej se kam ardhur këtu. Puna e tij në stërvitje ka qenë e shkëlqyer”, tha Solskjaer.

“Fatkeqësisht, ai ka pasur probleme me lëndim, por mendoj se e premtja ishte një hap shumë i madh për të”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...