McKennie paraqitet me një dukje të veçantë për Botëror

PUBLIKUAR

Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie ka shpalosur stilin e tij të ri të flokëve për Botërorin Katari 2022, duke zgjedhur ngjyrat e flamurit amerikan

ShBA është në të njëjtin grup me Anglinë, Iranin dhe Walesin.

Ata e fillojnë garën sonte ku do të luajnë kundër Walesit.

McKennie është parë me një stil të ri të flokëve sot në stërvitje, duke ia shtuar brezit të tij të bardhë të flokëve edhe ngjyrat e kuqe dhe të kaltër, që asociojnë me flamurin e Amerikës.

24 vjeçari ju bashkua Juves më 2020 dhe deri me tani në këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asist në 16 ndeshje që ka luajtur në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

McKennie ka bërë 37 paraqitje për SHBA duke shënuar nëntë gola dhe bërë katër asiste. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...