McGregor takohet me kryetarin e UFC-së për ta diskutuar kthimin e tij

PUBLIKUAR

Kryetari i UFC-së, Dana White, ka bërë të ditur se do të ulet për të biseduar me Conor McGregorin për kthimin e tij të shumëpritur në artet e përziera marciale.

Ish-kampioni nuk është përballur me asnjë kundërshtar brenda kafazit tetëkëndësh që nga disfata e tij zhgënjyese kundër Khabib Nurmagomedovit, në UFC 229, transmeton Gazeta Express.

Pasi u dorëzua në rundin e katër të meçit me Nurmagomedovin, NSAC-ja e dënoi McGregorin me gjashtë muaj pezullim për shkak të përleshjes që ndodhi pas meçit, Por, tani dënimi ka marrë fund për irlandezin dhe ai mund të kthehet në ring.

Për ta organizuar kthimin në artet e përziera marciale, McGregorit po i ndihmon vetë kryetari i UFC-së, Dana White. Këta të dy do të takohen javën e ardhshme për t’i diskutuar të gjitha mundësitë.

“Ai dhe unë do të takohemi shumë shpejt, gjatë javës së ardhshme. Aty do të vendosim se cili do të jetë hapi i tij i radhës. Unë e shoh atë duke luftuar qysh këtë verë”, ka thënë White.

Disa luftëtare të ndryshëm supozohen se do të jenë kundërshtari i radhës i McGregorit, nga Anthony Pettis te Tony Ferguson e Donald Cerrone.

“Meçi kundër Cerrones duket se ka më së shumti kuptim. Ka disa opsione të ndryshme për të. Ai po fliste për meçin kundër Cerrones më parë. Nuk e di me të vërtetë mirëpo një meç i tillë ka logjikë”, shtoi White. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...