Mbyllja e shkollave në veri përplas Veliun me Gjuriqin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës që udhëhiqet nga Agim Veliu dhe zyra e ashtuquajtur për Kosovën në qeverinë e Serbisë kanë dhënë versione të ndryshme sa i përket mbylljes së shkollave në veri të vendit, pas vendimit që mbrëmë mori qeveria, shkruan Gazeta Express.

Nga MPB-ja kanë bërë të ditur se shkollat në gjuhën serbe janë mbyllur pas vendimit të mbrëmshëm të qeveri të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, për këtë çështje është takuar sot edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Veliu aty ka deklaruar se në vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e shkollave deri më 27 mars, përfshihet edhe veriu i Kosovës, e se për këtë kanë kërkuar edhe nga policia e Kosoëvs që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme.

Sipas MPB-së, në këtë takim “është konstatuar që tashmë janë bërë të gjitha veprimet e duhura dhe tashmë të gjitha ato shkolla janë të mbyllura dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, deri në vendimin tjetër të Qeverisë së Kosovës”.

Megjithatë, të kundërtën e kanë deklaruar sot në qeverinë e Serbisë. Nga zyra e ashtuquajtur për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se shkollat në veri ku mësohet në gjuhën serbe do të mbyllen nga e hëna.

Pra ai ka deklaruar se sot dhe nesër mësimi do të zhvillohet normalisht.

Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë ka marrë këtë vendim “duke parë situatën specifike në Kosovë dhe duke pasur parasysh se sistemi shëndetësor jashtë mjedisit serb nuk është i zhvilluar”.

Se në shkollat në veri sot është zhvilluar mësimi normalisht kanë bërë të ditur edhe mediat që sot kanë raportuar nga ajo pjesë./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...