Mbylli punimet Akademia Verore Ndërkombëtare e UBT-së

PUBLIKUAR

udbt

UBT ka përmbyllur edicionin e vet tradicional të “Akademisë Verore Ndërkombëtare ”për vitin 2014.

Në këtë edicion ishin pjesëmarrës një numër i madh studentësh , jo vetëm të nëntë fakulteteve të UBT-së, por edhe të universiteteve të jashtme ndërkombëtare si dhe të tjera vendore, dhe ligjëruan një varg i profesorëve tanë dhe të huaj dhe ekspertë të temave e caktuara.

Sipas organizatorit të këtij aktiviteti prof. dr. Edmond Hajrizi, dhe drejtueseve të fakulteteve në UBT, të gjithë pjesëmarrësit gjatë këtyre ligjëratave kanë përfituar njohuri të ndryshme dhe të shumta dhe kanë pasur mundësi të shkëmbejnë eksperienca.

“Është hera e tretë që ne organizojmë këtë aktivitet, me qëllim që edhe gjatë kohë së verës të jemi aktivë. Përveç ligjëratave dhe elementeve të tjera që e përcjellën studentin gjatë studimeve, ne kemi bërë edhe këtë aktivitet, vetëm studenti të ketë njohuri edhe më shumë për fushën që e studion. Gjithashtu, temat që u ligjëruan dhe puna që u bë në këtë Akademi , thuaja kanë pasë ndërlidhje të dukshme me fushat tjera të cilat studiohen në UBT”, tha presidenti i UBT-së prof. dr. Edmond Hajrizi, gjatë hapjes solemne të “Akademisë Verore Ndërkombëtare të UBT-së”, për vitin 2014.

Përveç ligjëruesve të shumtë, si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë që kanë ligjëruar nëpër fakultete përkatëse, akademinë e kanë përshëndetur edhe disa mysafirë të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e nisjes së aktivitetit për fakultetet përkatës si profesori nga Austria, prof. Engelbert Selenko, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, kryetari i Komunës së Shtimes, ma. sc. Naim Ismajli, drejtori i Departamentit të Shkencës në MASHT, Murteza Osdautaj, drejtori i Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Prishtinës, drejtoresha e STIKK-ut, Vjollca Cavolli, Mehmet Gjata, kryeredaktor në revistën ”Ekonomia”, etj.

Përdallim prej fakulteteve tjera Fakulteti i Shkencave Politike dhe ai i Juridikut, aktivitetin në fjalë e kanë organizuar në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, në Prishtinë.

Secili fakultet i ka zhvilluar punimet në disa sesione, gjatë të cilave u dhanë disa ligjërata në interes të pjesëmarrësve.

Ky aktivitet është financuar nga UBT-ja dhe punimet e tij u ndoqën gjatë muajit korrik dhe gusht2014, paralelisht në të gjitha fakultetet. Përveç të tjerave, këtu u përfshinë udhëtime të ndryshme në terren, me ç‘rast u vizituan edhe objekte, disa nga kompanitë dhe institucionet më të suksesshme në tregun e Kosovës, dhe në fund të punimeve pjesëmarrësit u pajisën me certifikata.

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Infrastrukturës: Uji i grumbulluar në “Arbën Xhaferi” është larguar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas...

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...