Mbyllet Qendra e Skijimit në Brezovicë, kjo është arsyeja!

PUBLIKUAR

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se për shkak të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitorë.

“Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional  “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve” thuhet në njoftimin e DRP-së së Ferizajit.

Policia ka bërë këtë njoftim me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit.

Në të njëjtën kohë, policia apelom shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë!

Qytetarët do të njoftohen se kur do të krijohen kushtet për vizitë në këtë qendër.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...