Mbyllet marrëveshja, Gleison Bremer është i Juventusit

PUBLIKUAR

Juventusi ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e Gleison Bremerit nga Torino.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja është mbyllur për çmimin prej 40 milionë eurosh, teksa 7 milionë euro të tjera janë në formë të bonuseve, përcjell Gazeta Express.

Bremer tashmë thuhet se ka arritur edhe marrëveshje personale me Juventusin. Ai është pajtuar për një kontratë 5-vjeçare, teksa do të përfitojë 5 milionë euro (neto) në sezon.

Interi kishte arritur marrëveshje me lojtarin 6 muaj më parë, por oferta e tyre prej 30 milionë eurosh – plus Casadei, u refuzua nga Torino.

Gleison Bremer te Juventusi do të zëvendësojë Matthijs de Ligtin, i cili kaloi te Bayern Munichi.

“Zonja e Vjetër” pritet që së shpejti të njoftojë zyrtarisht për transferimin e 25-vjeçarit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...