Mbyllet konkursi për rektor në UP, gjashtë kandidatë synojnë këtë post

PUBLIKUAR

Jusuf Musliu, Nuredin Mestani, Marjan Demaj, Afrim Hamidi, Xhevat Berisha dhe Azem Lajqi janë gjashtë kandidatët që kanë aplikuar për postin e rektorit të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Profesori i mjekësisë, Azem Lajqi, ka aplikuar i fundit për të parin e UP’së, pak para se të mbyllej konkursi për rektor të UP-së.

Ky është konkursi i dytë për pozitën e rektorit, pasi herën e parë asnjë kandidat nuk arriti të marrë votat e nevojshme nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Mungesa e anëtarit të huaj të KD’së, Sigurd Hollinger, bëri që në konkursi i parë për rektor të dështoi, duke çuar kështu në rishpallje të konkursit, shkruan Gazeta Express.

Kandidatët që kanë aplikuar duhet të kenë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkime shkencore dhe të kenë gradën e profesorit të rregullt, të profesorit të asocuar ose të profesorit asistent.

Komisioni prej pesë anëtareve i formuar nga Senati, do të bëjë verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve që kanë aplikuar për postin e rektorit.

Pasuesi i Ramadan Zejnullahut, që u dorëhoq në fund të mandatit, zgjidhet të enjten, me 31 mars.

SHIKO MË SHUMË

“Mbi 7 orë në kolonë”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Mal i Zi – Kroaci

Kolona disa kilometra të gjata dhe problemet teknike në kontrollin kufitar kanë lënë qindra...

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët dhe operatorët ekonomikë se sot do...

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kryetarit të Aleancës, Aridan...