Mbyllen kazinot në Lipjan (FOTO)

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas hetimit të filluar në muajin gusht të këtij viti, ka zbatuar Urdhëresën e GJPP Prishtinë për të kontrolluar disa lokacione në Malishevë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan, Shtime dhe Suharekë nën dyshimin e bazuar se është kryer vepra penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Sipas Policisë, cak i kontrollit ka qenë e një kompani që selinë e kishte në Malishevë dhe gjashtë degë në qytetet e lartcekura. Pas hetimeve dhe kontrollit të ushtruar në këtë kompani, policia ka arrestuar tetë persona dhe sekuestruar disa prova materiale.

Policia thotë se janë arrestuar shtetasit e Kosovës, V.H. (1991) mashkull, F.B. (1992) mashkull, S.D. (1990) femër, K.H. (1989) femër, O.K. (1991) mashkull, B.K. (1991) femër, A.Q. (1992) femër, I.B. (1987) mashkull.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në veturë, server dhe shumë dokumente.

Të gjithë personat e dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje


Në Lipjan kanë filluar që të mbyllen të gjitha kaziont nga inspektoriati bëjnë të ditur lexues të GazetaBlic.

Dje është myllur një, e sot një tjetër e duket që do të mbyllen të gjitha rend.

15320510_2156322434592014_1136798139_n

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...