Duke zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, sot është bërë mbyllja e kafeterive, bareve, pabeve dhe restoranteve si dhe vendeve të tjera rekreative, si masë parandaluese ndaj Coronavirusit.
Për mbylljen e këtyre lokaleve kanë konfimuar edhe Policia e Lipjanit.
Bashkim Bytyqi komandant i stacionit Policor në Lipjan tha për LipjniNews se sipas informatave janë të mbyllura sepse policët janë duke kontrolluar edhe në këto momente.


