Mbyllen 6 lokale në Prishtinë për veprimtari të kundërligjshme

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës njofton se konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me inspektorët komunal në Prishtinë, në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative në vend e në veçanti luftimit veprave penale dhe të trafikimit me njerëz dje me datë 30 qershor 2016, në orët e vona ka bërë kontrollimin e disa lokaleve në disa lokacione në Prishtinë.

Operacioni policor është zhvilluar në orët e vona në 6 lokacione të Prishtinës, në lagjet ‘Ulpiana’ dhe ‘Dardani’, ku dyshohej se po ushtrohen veprimtari të kundërligjshme.

Ky operacion policor është realizuar së bashku edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë vërejtur parregullsi në aspektin e dokumentacionit si dhe të sanitarisë, ku me këtë rast  të gjitha këto lokale janë mbyllur.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...