Mbrojtja e Realit më e mira në Evropë

PUBLIKUAR

Edhe pse nuk i ka fituar të gjitha ndeshjet, Real Madridi është skuadra me mbrojtjen më të mirë në Evropë, pasi ende nuk ka pranuar gol.

Mbretërit arritën ta mbyllin ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donesk me rezultat 4-0, ndërsa porta e Keylor Navas ende nuk është prekur.

Në kampionat, skuadra e Rafa Benitezit në tri ndeshjet e para ka marrë dy fitore dhe një barazim me një golaverazh 11:0.

Portieri nga Kosta Rika ka dalë të jetë një zëvendësim i denjë i legjendës Iker Casillas, i cili është larguar në drejtim të Portos.

Mbrojtja mund të fillojë ‘të rrjedhë ujë’ pasi janë lënduar dyshja Sergio Ramos dhe Raphael Varane. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...