Zenit St. Petersburg ka konfirmuar se Yaroslav Rakitskiy nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.
Mbrojtësi ukrainas kishte kërkuar pushim pas pushtimit rus të Ukrainës dhe nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren 3-2 të së hënës ndaj Rubin Kazan.
“Yaroslav Rakitskiy kërkoi shkëputjen e hershme të kontratës së tij dhe kjo është pranuar nga klubi”, thuhet në njoftimin e klubit rus, transmeton Gazeta Express.
“Klubi dhe mbështetësit tanë dëshirojnë të falënderojnë Yaroslav Rakitskiyn për kohën e tij këtu dhe profesionalizmin e pasionin që ai shfaqi derisa ishte me ne. I urojmë sinqerisht më të mirat Yaroslavit, miqve dhe familjes së tij”, ka shkruar tutje klubi i Zenitit.
Yaroslav Rakitskiy has requested an early end to his contract and this has been agreed by the club.
We sincerely wish all the best to Yaroslav, his friends and his family.
Details: https://t.co/OiaUCPaado pic.twitter.com/RUBE1t0eFZ
— FC Zenit in English✨ (@fczenit_en) March 2, 2022
Kujtojmë se problemet mes klubit dhe lojtarit në fjalë filluan pas sulmeve të para që Rusia i bëri ndaj Ukrainës.
E gjitha filloi më 24 shkurt, kur para ndeshjes me Real Betisin në Ligën e Evropës, trajneri i Zenit St. Petersburg e hoqi 32-vjeçarin nga 11-shja startuese, aty ku ai ishte zakonisht.
Vendimi i trajnerit të rusëve kishte ardhur pasi që Rakitskiy e kishte postuar një fotografi të Ukrainës në faqen e tij në Instagram duke shkruar: “Unë jam ukrainas. Paqe në Ukrainë. Ndal luftën”, në solidarizim me kombin e tij. /Gazeta Express/


