Barcelona shënoi tri herë në portën e Real Madridit në “Santiago Bernabeu” duke e theksuar dominimin e saj në kreun e tabelës së La Ligës me fitore.
Tani, skuadra katalane ka 14 pikë më shumë se Real Madridi në tabelë, falë golave të Luis Suarez, Lionel Messi dhe Alex Vidal, transmeton Express.
Dhe, mbrojtësi i djathtë i Barçës nuk ka mundur të rezistojë dhe e ka tallur Cristiano Ronaldon pas vërshëllimës finale kur u fotografua në zhveshtore teksa e imitoi portugezin.
Fotografia u shpërnda nga Andres Iniesta dhe Suarez dhe aty Vidal mund të shihet duke e imituar pozën e Ronaldos kur e bën golin. /Express/



