‘Mbreti’ Ronaldo: 35 gola në 11 qytete të ndryshme në Evropë (Foto)

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo zyrtarisht është lojtari më i mirë në botë në dy vitet e fundit dhe ai me plot meritë po qëndron në këtë pozitë.

Ylli portugez i Real Madridit me golin në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Schalke 04 e ka çuar në 35 numrin e golave në fazën ‘Knock Out’ të Ligës së Kampionëve, transmeton Telegrafi.

Këta 35 gola sulmuesi fantastik i ka shënuar në 11 qytete të ndryshme të Evropës, sa ishte lojtar i Manchester Unitedit dhe Real Madridit.

Më së shumti gola të shënuar ka padyshim në Madrid plot 13 sosh dhe pastaj në Manchester gjashtë të tillë.

Shtet i preferuar për 30-vjeçarin është edhe Gjermania, ku i ka shënuar tri skuadrave, Schalkes tre gola, Bayernit dy dhe Dortmundit një.

Në total Ronaldo ka arritur të shënoj plot 58 gola në 58 takime në këtë garë të rëndësishme, ku 43 i ka arritur me këmbën e djathtë, 11 me të majtën, shtatë me anë të penalltive dhe katër sosh me kokë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...