Mbretërit, afër finales së tretë në Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

EID Klima në Lipjan hap dyert, Klima me super çmime

Nga nesër mund të paiseni me Klima të ndryshme nga EID Klima në Lipjan. EID...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...

Los Blancos kanë arritur një fitore të madhe në Allianz Arena të Bayern Munich me rezultat 1-2. Kimmich shënoi për Bavarezët, kurse për galaktikët, Marcelo dhe Asensio

Pjesa e parë e takimit në mes të Bavarezëve dhe Los Blancos fillojë shumë më mirë për Bavarezët, të cilët disa herë ishin afër për të shënuar gol

Ribery u gjend dy tri herë afër golit por sonte nuk ishte nata e francezit.

Goli i parë u shënua nga Bayern pas një kundërzbritje të shpejt të Joshua Kimmich, i cili shënoi në minutën e 28 një gol të bukur.

Ribery kishte një mundësi të artë për ta barazuar rezultatin, por ai nuk e bëri këtë duke shpërdoruar një rast të 100 për qind për gol në minutën e 35’të.

E kur mendohej që pjesa e parë do të përfundonte në të mirë të Bayernit, në skenë doli Marcelo i cili shënoi në minutën e 44’të.

Pjesa e dytë fillojë shumë më mirë për Real Madridin. Zidane bëri një ndërrim interesant. Largoi nga ndeshja Iscon për ta futur Asension.

…dhe ishte pikërisht Asensio që shënoi golin e përmbysjes për Real Madridin në minutën e 57’të.

Bayern pati disa mundësi të mira për shënim por që rezultuan pa sukses deri në fund të takimit edhe për shkak të pritjeve të mira të Navas që sonte ishte në top formë.

Kjo është një epërsi e mirë e Real Madridit pasi që ndeshjen e radhës do ta luaj në Santiago Bernabeu kurse Bayernit i duhen se paku edhe dy gola për të shpresuar kalimin në finale. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...