Mbrëmë është sulmuar një familje shqiptare në Kumanovë

PUBLIKUAR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në qytetin e Kumanovës. Një maqedonas i tërbuar me vëllanë e tij dhe një pasagjer ka goditur me makinë Sedat Aliun nga Kumanova (1980), bashkëshorten e tij (M.K) dhe fëmijën 4 vjecar, i cili po lufton me jetën në Spitalin e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aliu rrëfën ngjarjen tronditëse dhe sulmin vrastarë të maqedonasve për agjencinë e lajmeve INA.

“Ishim në spitalin e Kumanovës duke pritur rradhë për ti dhënë djalit një ineksion. Në ato momente erdhi një rast urgjentë dhe ne i dhamë përparësi. Këtë gjest njerëzor nuk e mirëpriti Boban. I, i cili po priste njejtë në rradhë. Madje ai, i revoltuar thirri në telefon përforcime për të më sulmuar mua me familjen. Në këto rrethana mu desh edhe mua ti ta thërras vëllaun dhe nipin tim.

Pasi dolëm jashtë, ata kishin qenë duke na pritur të armatosur. Morrën hov dhe na goditën së pari me makinë të tipit “Mercedes C200”. Na mbështetën për muri. Djalin tim e bëri copa, gruan dhe mua na shkaktoi lëndime të rënda, ndërsa më pas dolën nga vetura duke na rrahur me bejsbolla. Këtu e pësuan rëndë e vëllau im Abdulla Aliu dhe nipi im Sami Demiri, të cilën gjendet njësoj në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkupit”, rrëfën ngjarjen Sedat Aliu.

Ai thotë se rasti është paraqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë. Sipas tij, sulmuesit janë arrestuar dhe i është konfiskuar vetura. Policia është duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit.

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...