Mblidhet LDK-ja në Lipjan

PUBLIKUAR

LDK-Lipjan ka mbajtur mbledhjen me kryetarët e nëndegëve, është diskutuar për organizimin e Kuvendit të Punës së LDK-së, dega në Lipjan. Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi janë disktuar edhe shumë çështje të tjera të cilat janë me interes të qytetarëve të komunës së Lipjanit. Ndërkaq kryetarët e nëndegëve të LDK-së në Lipjan,

“Në mbledhjen e rregullt të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan, që është mbajtur me kryetarët e nëndegëve, është diskutuar për organizimin e Kuvendit të Punës së LDK-së, dega në Lipjan, si dhe për agjendën e takimeve të cilat do të zhvillohen nëpër nëndegët e LDK-së. Kryetari Ahmeti ka potencuar se qëllimi i këtyre takimeve është për të qenë më afër në komunikim me qytetarët e komunës së Lipjanit. 
Ndërsa komisionet të cilat janë formuar, në kuadër të degës së LDK-së, janë duke bërë të gjitha përgatitjet e duhura, në mënyrë që procesi për mbajtjen e Kuvendit të Punës së LDK-së, dega në Lipjan dhe vizitave që do t’i realizojë kryetari i LDK-së në Lipjan, z.Imri Ahmeti gjatë muajit nëntor, të realizohen ashtu siç janë planifikuar në agjendën e kryesisës së degës. 
Gjatë këtij takimi janë disktuar edhe shumë çështje të tjera të cilat janë me interes të qytetarëve të komunës së Lipjanit. Ndërkaq kryetarët e nëndegëve të LDK-së në Lipjan, kanë falënderuar kryetarin z.Ahmeti për punën që është duke bërë në menaxhimin e parasë publike dhe implementimin e projekteve të cilësisë së lartë në infrastrukturë, dhe për shpërblimin e marrë këtë vit si komuna më e mirë për vitin 2015, nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Zyra Zvicerane, për komuant partner të projektit DEMOS, për menaxhim dhe performancë më të mirë.”, thuhet në njoftim, transmeton LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...