Kryesia e fshatit Dobrajë e Madhe të Lipjanit, e udhëhequr nga kryetari Skender Gashi, ka mbajtur një mbledhje urgjente në mbrëmjen e sotme.
Në këtë mbledheje u diskutua edhe dorëheqja e kryesisë së klubit të Arbërisë në krye me Jahir Krasniqin, raporton “Zeri.info”.
Në bazë të diskutimeve, kjo çështje u hodh në votim, dhe e njejta nuk u pranua.
Kështu, me shumicë votash u vendos që kryesia e Arbërisë të vazhdojë edhe më tutje në krye të klubit lipjanas.


