Komuna e Lipjanit ka mbajtur sot një mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Skender Gërbeshit, zyrtar i Drejtoratit për Planifikim dhe Urbanizëm në Komunën e Lipjanit, ku u çmua lart kontributi dhe vepra e tij.
Kryetari Ahmeti tha para të pranishmëve se me dhimbje të thellë përjetuam lajmin për vdekjen Skender Gërbeshit
“E nderuara familja Gerbeshi, miq familjar, jo gjithmonë është e lehtë por sot e kam vështirë, e kam rëndë edhe unë, e keni vështirë të gjithë sepse sot është fati i keq po na ndan nga kolegu i punës nga njeriu që i gjithë kolektivit gjithë ata që patën rastin të njihen e të punojnë me Skenden me dhembje të thellë e përjetuan lajmin për vdekjen e Skenderit”, tha Ahmeti ku më pastaj vazhdoi duke kujtuar veprën dhe rrugëtimin e të ndjerit deri tek vdekja, transmeton LipjaniNews.com
Halit Gërbeshi, familjar i të nderjit, falënderoi Kryetarin e Komunës së Lipjanit, QKUK-së, Ministrin e Shëndetësisë, Ambasaden e Turiqsë, për të gjitha ato që bërën për Skenderin.
“Skenda kishte zgjedhur që iden dhe filozofin e vizionarit të kombit ta zbatonte në jetë, në jetën praktike, urtësin qetsin dhe gjykimin e drejt ta jetëson në shtetin ton të pavarur”
Disa ditë më herët u bë edhe varrimi i djalit Dition Gërbeshit, djali i Skender Gërbeshit, të dytë ishin duke u mjekuar në spitalin e Turqisë, ku fatkeqësisht nuk ju shpëtuan plagëve.
E gjithë kjo erdhi si pasoj e një shpërthimi të një bombole gazi në shtëpinë e tashmë të ndjerit Skender Gërbeshit, transmeton LipjaniNews.com
Në këtë mbledhje u bë e ditur se varrimi i të nderit, Skënder Gërbeshi do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Sllovi, nga ora 17:00/LipjaniNews.com/
Ngushllime familjarve Redaksia LipjaniNews